Barazimi 1-1 ndaj Alaves kaloi në plan të dytë për Barcelonën në mbrëmjen e së shtunës me klubin katalanas që ishte në ankth për gjendjen e Sergio Agueros. Sulmuesi argjentinas pati një problem të vogël shëndetësor gjatë kësaj sfide; në fundin e pjesës së parë ai ra në tokë me një dorë në kraharor dhe tjetrën në grykë duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje, duke kërkuar vëmendjen e arbitrit. Stafi mjekësori i shkoi në ndihmë me futbollistin që në fund u largua nga fusha e lojës duke ecur vetë, ndërkohë që vendin e tij e mori Coutinho.