Për herë të parë pas fitores së 25 Prillit, grupi aktual parlamentar i Partisë Socialsite së bashku me deputetët e rinj që do i shtohen kuvendit në shtator, zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama në ambjentet e Pallatit të Brigadave. Krahas falenderimeve për deputetët që i siguruan vota Partisë Socialiste, Edi Rama dha një mesazh aspak inkurajues për ata deputetë të cilët nuk e arritën objektivin e synuar në zgjedhjet e 25 Prillit.