Prokurori i Tropojës, Agim Dalipi është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për probleme me kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, ndërkohë u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Agim Dalipaj është përballur me trupën gjykuese të komisionit të Pavarur të kualifikimit, të kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtare Alma Faskajn.