Të frymëzuar nga udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar, mijëra rusë protestuan mesditën e të dielës kundër presidentit rus Vladimir Putin në qendrat e votimit brenda Rusisë dhe jashtë saj. Por, në fjalimin e gjatë të fitores, pas mbylljes së votimit, Putin u tha gazetarëve se i konsideronte zgjedhjet e Rusisë si demokratike dhe protesta e frymëzuar nga Navalny, nuk pati asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.