Top News – Për herë të dytë zgjedhim ‘Venecian’! Loja e kushtetueses, apo vërtetë ngërç ligjor!
24/06/2021 20:27

9 orë diskutime nuk mjaftuan që trupa e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të dilte me një vendim të formës së prerë për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019, vendim, që duhet të merret pas një padie për paligjshmëri të Shoqatës së Bashkive. Thuajse në të njëjtim mendim, 7 anëtarët e Kushtetueses kërkuan një opinion nga Venecia, duke e parë zgjidhjen vetëm prej atij komisioni dhe jo brenda vetes. Në seancën e gjatë të së mërkurës palët folën gjatë dhe më shumë kohë mori edhe ç’dekretimi i 30 Qershorit nga presidenti Ilir Meta, megjithëse pikërisht për këtë episod, që solli edhe nisjen e përplasjes mes qeverisë dhe presidencës, Komisioni Venecias e ka dhënë opinionin e vet në Tetor 2019. Në opinionin për “Kompetencën e presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve” kërkuar nga Kuvendi Shqipërisë, Komisioni i Venecias mbërriti se Presidenti mund t’i anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në një situatë që përmbush kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme. Edhe në një rast të tillë, Presidenti ka nevojë për një bazë ligjore të posaçme – ad hoc – për të shtyrë zgjedhjet. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që përmbushin kërkesat për deklarimin e një gjendjeje të jashtëzakonshme. Megjithatë rregullat kushtetuese të zbatueshme për situatat e jashtëzakonshme në këtë rast nuk janë ndjekur. Nuk pati gjithashtu as konsensus politik, që do të kish bërë të mundur krijimin e një baze ligjore Ad Hoc.” Ndërsa për bojkotin e atyre zgjedhjeve nga forcat opozitare mbërriti në përfundimin se nuk mund të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Ndryshe, këto parti do të kishin mjetin e pengimit të çdo zgjedhjeje.

Top Channel/ Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë! Makinat bëhen copash, 3 të plagosur
16/08 21:14
Top Channel/ Naun Shundi betejë me sëmundjen! Aktori dhe regjisori i njohur ndërpret punën në teatër
16/08 20:02
Top Channel/ Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistët shijojnë natyrën
16/08 19:57
Top Channel/ Gramshi pas flakëve! Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara, tani nis beteja tjetër
16/08 19:50
Top News – ‘Plas’ pistoleta në Laç. Të rinjtë sherr me grushte, nxjerrin edhe armët
16/08 18:56
Top News -‘Valë Zjarri’, fenomen i ri i motit…Do shkatërrojë qytete, vera më të nxehta e të thata
16/08 16:00
Top Channel/ Restaurimi i kishës 1300 vjeçare! I mbyllur prej 5 vitesh, nis ndërhyrja në Lushnjë
16/08 15:34
Top Channel/ Trafiku asfiksues Laç-Lezhë, orë të tëra pritje në rrugë! Aksi, stres për udhëtarët
16/08 15:20
Top Channel/ Gjithçka nisi dy ditë përpara ngjarjes! Krimi i të miturit në Korçë, autori shkoi…
16/08 15:03
Top News – Do çojë palestinezët në Sudanin Jugor / Izraeli në bisedime me vendin e trazuar afrikan
16/08 15:00
Top News – I moshuari u aksidentua/ Të afërmit akuzojnë: Policia e Cërrikut po fsheh ngjarjen
16/08 14:55
Top News – ‘Shpërthejnë’ retë, ‘fundi i botës’/ Shira të rrëmbyeshëm vijnë papritur, mbi 400 viktima
16/08 14:33
Top News – Lëvizja për Bashkimin e ‘shqipëtarëve’. KQZ skualifikon nismën qytetare për një ‘Ë’ tepër
16/08 14:29
Top News – Air Canada pezullon fluturimet, kaos / Avionët në tokë, preken 130 mijë pasagjerë në ditë
16/08 14:14
Top Channel/ BE kërkon takim trepalësh: Të jetë dhe Zelensky, ne të gatshëm të ndihmojmë!
16/08 14:11
Top News – ‘Grupet e drogës mbështesin Vuçiç’. Analisti serb-Kush qëndron pas shtypjes së protestave
16/08 14:03
Top Channel/ Festa e bukës në Maliq, mirënjohja ndaj tokës pas sezonit të korrjes
16/08 13:59
Top News – Zhvlerësimi në nivele rekord. Kulmi i sezonit turistik rrëzon edhe më tej euron
16/08 13:41
Top News-Sherri u rindez për një xhirim gomash.Përplasja që çoi në tragjedinë e 14-vjeçarit në Korçë
16/08 13:41
Top News – Operacion anti kanabis në Skrapar. Pesë të arrestuar, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
16/08 13:40