Gjykata e shkallës së parë në Shkodër e la në burg çiftin që tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër. Më 27 janar, çifti Arben dhe Anisa Hoxhaj kanë hyrë në dyqan të paarmatosur dhe i kanë hedhur pronarit spraj paralizues, duke tentuar ta neutralizonin e më pas kanë tentuar të vjedhin. Pronari ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka bllokuar dyert. Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve.