Alban Beqiri e mbyll në mënyrë të pazakontë aventurën e tij në Lojëratr mesdhetare. Sportisti shqiptar garoi në kategorinë deri në 69 kg në disiplinën e boksit dhe tek ai shpresat për medalje ishin të mëdha. Alban Beqiri u ngjit në ring për duelin me algjerianin Jugurtha Ait Bekka, por në fillimin e raundit të tretë e la duelin për shkak të njënashmërisë së gjyqtarëvë ne favor të Ait Bekkas. Stafi kuqezi duke parë cfarë po ndodhte, vendosi tërheqjen e Beqirit nga gara nën thirrjen 't'ju vijë turp' në shenjë proteste për këtë njënanshmëri të gjyqtarëve në gjykimin e tyre