Kombëtarja e Kosovës, pasditen e kësaj të hëne nisi punën për ndeshjen e playoffit me Sllovakinë që do të luhet mbrëmjen e së enjtes me Dardanët që duan të bëjnë ëndrrën e madhe realitet, pjesëmarrjen në fazën finale të një botërori Në seancën stërvitore të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, futbollistët dardanë u shfaqën shumë energjikë dhe të motivuar. Në këtë seancë, nën drejtimin e Franco Fodës, ishin 19 futbollistë, ndërsa 6 lojtarët e tjerë duke qenë se kanë qenë të impenjuar me skuadrat e tyre respektive ditën e dielë, kryen stërvitje në palestër