“Për çdo serb të vrarë ne do të vrasim 100 myslimanë”. Ishte kjo deklarata e Aleksandër Vuçic në korrik të vitit 1995, vetëm disa ditë pasi u masakruan mbi 8000 myslimanë nga ushtria kriminale serbe në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës. Që nga ajo kohë, Vuçic nuk ka kërkuar falje asnjëherë, madje ka shkuar aq larg saqë e ka mohuar gjenocidin e kryer nga Serbia në Bosnjë dhe Hercegovinë.