Shqiptarët e parë kanë mbërritur që në vitin 2000 në Ekuador, nga ku gradualisht kanë vendosur kontakte me kartelet e kokainës në Meksikë, Kolumbi dhe Peru. Me kalimin e viteve, nga grupe të vogla kriminale e trafikantësh, shqiptarët sot kanë ngritur një rrjet trafiku ndërkombëtar duke qenë një prej burimeve kryesore të furnizimit edhe për grupe të trafikut të kombësive të tjera.