Rrjedhja e disa dokumenteve të klasifikuara të Departamentit amerikan të Mbrojtjes paraqet rrezik “shumë serioz” për sigurinë kombëtare. Ka qënë ky reagimi i Pentagonit pas publikimit të dokumenteve top secret që përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së. Dokumentet u shfaqën fillimisht në platformat online, si Tëitter, 4chan dhe Telegram, si dhe në një server Discord për video-lojën Minecraft.