Në dy ditët e para të dhjetorit, më shumë se 42 mijë pensionistë ju drejtuan sporteleve të postës shqiptare për të tërhequr bonusin e fundvitit në të gjithë vendin. Nga shpërblimi i fundvitit përfitues janë në total më shumë se 762 mijë pensionistë nga të cilët rreth 640 mijë janë në pension pleqërie dhe më shumë se 2 mijë në pension social, rreth 65 mijë në pension invaliditeti dhe rreth 48 mijë në pension familjar. Pjesë e trajtimit të veçantë të fundviti janë edhe minatorët e nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm, në total rreth 6 mijë e 700 qytetarë i përkasin kësaj kategorie.