Grupi militant palestinez Hamas publikoi të shtunën videon e një pengu izraelito-amerikan, ku ai i bën thirrje Presidentit të zgjedhur Donald Trump që të ndërhyjë për të siguruar lirimin e tij. Familjarët e ushtarakut 20-vjeçar Edan Alexander nuk pranuan të bëjnë komente, por ranë dakord për publikimin e videos që zgjat tre minuta e gjysëm. Alexander u mor peng në Gazë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi në Izraelin jugor. Në video, ai shfaqet i zbehtë, i ulur në një hapësirë të errët me një mur pas tij. Pasi identifikon veten, ai i drejtohet familjes së tij, Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentit të zgjedhur Trump. Nuk është e qartë nëse komentet e tij ishin të parapërgatitura nga pengmarrësit.