Top News/ Pengu izraelito-amerikan i lutet Trumpit / ’Ndërhy për lirimin’, Hamasi publikon videon
01/12/2024 17:15

Grupi militant palestinez Hamas publikoi të shtunën videon e një pengu izraelito-amerikan, ku ai i bën thirrje Presidentit të zgjedhur Donald Trump që të ndërhyjë për të siguruar lirimin e tij. Familjarët e ushtarakut 20-vjeçar Edan Alexander nuk pranuan të bëjnë komente, por ranë dakord për publikimin e videos që zgjat tre minuta e gjysëm. Alexander u mor peng në Gazë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi në Izraelin jugor. Në video, ai shfaqet i zbehtë, i ulur në një hapësirë të errët me një mur pas tij. Pasi identifikon veten, ai i drejtohet familjes së tij, Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentit të zgjedhur Trump. Nuk është e qartë nëse komentet e tij ishin të parapërgatitura nga pengmarrësit. Kryeministri Netanyahu u shpreh në një deklaratë se videoja ishte një mjet mizor i luftës psikologjike dhe se i ka thënë familjes së Alexander përmes telefonit se Izraeli po punon pa u ndalur për të rikthyer pengjet në shtëpi. Rreth gjysma e 101 personave që ende mbahen peng në Gazë dhe prej të cilëve nuk ka patur ndonjë komunikim, mendohet se janë ende gjallë. Forumi i Familjeve të Pengjeve i bëri thirrje ndërkohë administratës së Presidentit në largim Joe Biden dhe të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili e merr detyrën në janar, të shtojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve. “Jetët e pengjeve varen në një fije peri”, u shprehën anëtarët e familjeve të pengjeve.

Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë
31/03 22:47
Top News- Hakerat iranianë sulm drejtësisë/ Reagojnë institucionet: Nuk ka pasur hakerim
31/03 22:30
Top News- Redjan Rraja në burg përjetë/ Atentati në Shkozet, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
31/03 22:02
Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41