Vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati u shoqërua këtë të premte në komsiariatin e policisë së Devollit bashkë me dy të tjerë të tjerë pasi dyshohet se morën peng një person dhe e dhunuan. Alti Nallbati bashkë me Marsel Bucin dhe Trajan Çelikun mësohet nga burime se I kanë hequr lirinë për disa orë Ilir Topçiut, në fshatin Vishocicë, që akutalisht ndodhej me masë arresti shtëpiak. Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave. Ndërsa ngjarja mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë por aksioni I policisë u zhvillua këtë të premte.