Alesandro Sandrini, sot 38 vjeç dhe ish-biznesmen italian po përballet me drejtësinë matanë Adriatikut me akuzën e mashtrimit, në lidhje me episodin e ndodhur në 2016-n, kur sajoi një pengmarrje. Prokuroria italiane e Breshias ka zbardhur të gjithë skemën, sipas të cilës një rol kanë pasur edhe grup shqiptarësh, që Sandrini i kishte kontaktuar për të inskenuar rrëmbimin, gjoja nga xhihadistët në Siri.