Akt të rëndë provokatik për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit, e ka cilësuar si të tillë presidenti i Republikës Bajram Begaj rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Përmes një reagimi në mediat sociale mëngjesin e kësaj të enjte, kreu i shtetit shqiptar u bëri autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve të Kosovës si dhe u bëri apel ndërkombëtarëve për ndërhyrje.