Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndoqi nga afër, në Rinas, stërvitjen e Forcave Speciale RENEA, për rastet e pengmarrjes së avionëve. Prej 4 ditësh, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit, Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.