Francesco Schiavone, i njohur ndryshe edhe si Sandokan, kreu i klanit Casalesi, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë pas plot 26 vitesh. Ai u arrestua në vitin 1998 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për disa vrasje. Në vitin 2018 ishte djali i tij Nikola, i pari në familje që u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë.