Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Darmend Kelin, autorin e vrasjes së 34 vjecarit Amarildo Hoxhallari, pak ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Të njëjtën masë dha edhe për shokun e viktimës Ardi Marishta, i cili po drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.