Top News – Pendarovski: Pak shanse për çeljen e shpejtë të negociatave me BE
30/11/2020 12:21

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk është optimist, se këtë vit do të çelen negociatat e anëtarësimit me BE, për shkak të bllokimit që po i bën aktualisht Bullgaria vendit fqinj. Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në tryezën e negociatave çështjen e identitetit po bllokojnë aktualisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të hapë këtë dhjetor negociatat e anëtarësimit me BE. Kështu u shpreh presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Deutsche Wellen. Maqedonia e Veriut kishte shpresuar, se do të hapte kapitujt e negociatave nën presidencën gjermane të BE, por Bullgaria e bllokoi këtë së fundmi në takimin e ministrave të BE për Europën. Sofja kërkon nga Shkupiqë të rishkruajë librat e historisë, për të nxjerrë në pah rrënjët bullgare. Diplomatët nga të dyja vendet shpresojnë që të arrihet një ujdi para samitit të BE më 8 dhjetor, por presidenti Pendarovski nuk është optimist. “Unë kam përcaktuar që më parë, duke marrë parasysh deklaratat e shumta nga Sofja në muajin e kaluar, që shanset për një zgjidhje të shpejtë janë të vogla, megjithëse ato ekzistojnë ende. Kjo lidhet me përpjekjet, që të sillet në tryezën e negociatave me BE çështja e identitetit. Në një kohë që kjo është një temë, që në botë deri më tani askush nuk e ka prekur apo që të jetë negociuar ndonjëherë për këtë,” tha Pendarovski. Sofja kërkon nga vendi fqinj, që të pranojë rrënjët bullgare të gjuhës së saj, popullit dhe historisë së saj, para se Maqedonia e Veriut të ecë përpara me procesin e negociimit. “Bullgaria nuk e mbështet këtë fazë të procesit të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut si edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Plani nuk merr parasysh kërkesat bullgare dhe nuk mund të pranohet”, tha ministrja e Jashtme e bullgarisë, Ekaterina Zaharieva më 17 nëntor. Pa besim gjenden arsye për të penguar Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan në gusht 2017 marrëveshjen e miqësisë për të tejkaluar armiqësitë dhjetëravjeçare dhe grindjet historike. Politikanët bullgarë janë të mendimit, se marrëveshja nuk po respektohet, dhe duan garanci që kjo të ndryshojë në të ardhmen. Presidenti Pendarovski është i një mendimi tjetër dhe bën Sofjen përgjegjëse për bllokadën. “Nëse në negociatat për një marrëveshje nuk ka besim të mirë, ju mund të gjeni gjithmonë një arsye për të penguar atë. Kompleksiteti i procesit të integrimit ofron mundësi të shumta proceduriale për të ngritur barriera.” Pendarovski i trembet humbjes së perspektivës europiane në Maqedoninë e Veriut që mund të ndikojë në axhendën reformuese në sektorët kyç të shtetit logjor dhe drejtësisë. “Jam i sigurtë, që pa një mbikqyrje të drejtërdrejtë të BE nuk mund të çohen përpara reformat me shpejtësinë e kërkuar. Nën këtë aspekt, do të jetë sigurisht një faktor negativ përjashtimi i Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë nga negociatat formale”, është shprehur presidenti Stevo Pendarovski për Deutsche Wellen.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15