Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kërkon dënimin e organizatorëve të tubimit që u mbajt në fundjavë në Çair të Tetovës, me mysafir kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shkak për këtë është bërë mosprezenca e simboleve të shtetit të Maqedonisë së veriut. Pendarovski, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se “theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste paraqet ndezje të urrejtjes e jotolerancës etnike, e sulmon vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”.