Partia Demokratike e Kosovës I është drejtuar më një letër zyrtare Albulena Haxhiut, ku kërkon procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Haxhiu aktualisht, mban edhe pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit. Në kërkesë thuhet se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-Presidentes Osmani, periudhë në të cilën u miratua vetëm një nga anëtarët e propozuar nga Partia Demokraike e Kosovës. PDK thotë në kërkesë, se përfaqësimi I partisë me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.