Partia Demokratike nuk ka dorëzuar ende në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me komisionerët e saj, duke tejkaluar afatet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Më shumë se një vendim politik, mosdorëzimi i listës nga ana e Enkelejd Alibeajt lidhet me pamundësinë për të gjetur anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit dhe numërues që të përfaqësojnë vulën dhe siglën zyrtare të Partisë Demokratike.