Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa akuzoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin se po mban qërndrime poltike dhe po bën interpretime personale të dokumentacioneve. Reagimi i Sefës erdhi pasi KAS e riktheu sërish çështjen për shqyrtim tek Celibashi, nën argumentin se demokratët nuk pritën për vendimin përfundimtar të komisionerit shtetëror, ndaj ankesa nuk mund të kalojë në KAS.