Partia Demokratike vijon turin e takimeve me diasporën, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025. Takimi I radhës nga demokratët është organizuar në Parma të Italisë, nga drejtuesja politike për diasporën, Jozefina Topalli. Lajmi është bërë publik nga vetë ajo në rrjetet sociale, e cila ka ndarë me publikun edhe fjalën e mbajtur para shqiptarëve të Parmas.