Protesta e së shtunës në oborrin e Partisë Demokratike është shoqëruar me vendime ekstreme nga Kryesia e Partisë Demokratike. Pasditen e së hënës, nga zyra e shtypit u njoftua një mbledhje e kryesisë, e cila nuk kishte të përcaktuar rend dite, por ajo që u mësua ishte një veprim aspak normal i kryetarit Lulzim Basha.