Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Në rendin e ditës do të diskutohet rreth situatës politike dhe vendimmarrje mbi aksionin opozitar. “Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD”, thuhet në njoftimin e PD. Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar u zhvillua më 6 qershor ku u zgjodhën edhe strukturat e reja te Partisë.