Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese, që seancën për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ta shqyrtojë në seancë të hapur për publikun. Në shkresën drejtuar Gjykatës, argumentohet fakti se shqyrtimi i hapur i kësaj seance ka një interes të madh publik, madje jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe për publikun italian dhe atë europian.