Partia Demokratike propozon vendosjen e një akcize të ndryshueshme për karburantet. Për të amortizuar efektet e shtrenjtimi të menjëhershëm të naftës dhe benzinës, për shkak të bllokimit të ngushtricës së Hormuzit, demokratët sugjerojnë që e gjithë TVSH-ja që akumulohet nga rritja e çmimit të karburantetit, të shkojë automatikisht për uljen e akcizës së naftës. Sipas tyre, nëse kjo masë do të aplikohej, çmimi i naftës nuk do të ishte më i lartë se 180 lekë për litër. Përmes një shkrese zyrtare, me firmën e 36 deputetëve demokratë, i kërkohet kryetari të kuvendit, Niko Peleshit që ky propozim të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhe të përfshihet në seancën plenare të 16 prillit, si një masë emergjente që do të sillte shmangien e pasojave ekonomike që rëndojnë mbi qytetarët.