Më 24 janar Partia Demokratike zhvillon protestën e radhës kombëtare, ku do të kërkojë largimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë që u mblodh këtë të shtunë. Në fjalën e mbajtur Sali Berisha bëri fajtore qeverinë për situatën e përmbytjeve, duke drejtuar edhe njëherë gishtin në drejtim të zv/kryeministres Belinda Balluku.