Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me ekspertë të Departamentit të Infrastrukturës në Partinë Demokratike, theksoi se opozita ka nisur një proces të gjerë diskutimi për hartimin e programit qeverisës, me fokus të veçantë te infrastruktura dhe transporti. Berisha deklaroi se Shqipëria përballet me probleme të thella ekonomike dhe sociale, të cilat janë pasojë e korrupsionit të lartë dhe keqmenaxhimit të qeverisë. Ai e cilësoi mandatin aktual një mandat krimi, duke theksuar se zgjedhjet nuk kanë legjitimitet. Në përfundim, Berisha u shpreh se infrastruktura moderne mbetet një kusht themelor për zhvillimin ekonomik të vendit dhe premtoi se projektet e ardhshme do të realizohen me kosto reale dhe standarde europiane.