Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike zyrtare Rezart Kthupi akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, se po bën përpjekje antiligjore për t’i dhuruar partisë së Ilir Metës më shumë komisionerë në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit. Sipas tij, duke vendosur 2 komisionerë nga Partia e Lirisë, nga 3 që janë në total në dispozicion për opozitën, synohet transferimi i votave të demokratëve tek Ilir Meta.