Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve u paraqitën në kryesinë e Kuvendit këtë të martë për të zhvilluar mbledhjen e thirrur prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja dështoi edhe këtë herë për shkak të mungesës së anëtarëve të PS dhe kryetarit, Niko Peleshi.