Partia Demokratike vijon betejën ndaj maxhorancës socialiste, këtë herë lidhur me mandatin e deputetit Vullnet Sinaj. 14 deputetë të PD, me në krye kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi të ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, kanë dorëzuar një shkresë në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojn nga ky institucion, të detyrojë Kuvendin të çojë mandatin e deputetit socialist në Kushtetuese.