Partia Demokratike ka reaguar lidhur me projektligjin për amnistinë fiskale, i cili parashikon falje për emigrantët për deri në 2 milionë euro pasuri e vënë nga puna në të zezë, kundrejt një takse nga 7 deri në 10%. Nëpërmjet zëdhënëses së PD, ky ligj nuuk ka për synim lehtësimin e emigrantëve që kanë punuar në të zezë, por favorizon paratë e krimit dhe kthen vendin në lavatriçe të parave të pista. Ndërkohë rendit 3 synimet që ka ky ligj.