Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të përfundojë pa vonesa hetimet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pasi prokuroria e përgjithshme konfirmoi se ajo ka qënë e dënuar në shtetin grek, por këtë fakt nuk e ka përfshirë në formularin e dekreminalizimit. Gjoka ka pasur në dorë çështje të rëndësishme të eksponentëve politikë, mes të cilave edhe dosjen ‘Partizani’, ku u caktua masë sigurie ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.