Opozita kërkon që buxheti i vitit 2026 të përfshijë një pagë të 13-të për mësuesit. Amendamenti është paraqitur nga deputetja demokrate, Ina Zhupa dhe kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliardë lekësh për këtë qëllim si dhe miratimin e një vendimi qeveritar brenda qershorit të vitit të ardhshëm për mënyrën e kompensimit financiar.