Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut ka ngelur ende pa përgjigje nga ligjvënësit, të cilët pas pushimeve të dimrit pritet të rifillojnë punimet parlamentare më 19 janar. Por, demokratët kërkojnë të mos zvarritet më tej shqyrtimi i dosjes ‘Balluku’ nga këshilli i rregullores, mandateve dhe imunitetit; deputetët duhet të dalin sa më parë në një raport dhe seanca të vendosë nëse numri dy i qeverisë ndodhet apo jo në kushtet e heqjes së imunitetit.