Partia Demokratike zhvilloi homazhe më vete pranë varrit të Ismail Qemalit në qytetin e Vlorës me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë. Berisha nuk ishte I pranishëm ndonëse u lirua nga masa e arrestit shtëpiak. Në mungesë të tij, sekretari I përgjithshëm Flamur Noka teksa uroi shqiptarët për këtë ditë të rëndësishme përsëriti edhe njëherë qëndrimin se lirimi I kreut të PD erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike.