Partia Demokratike Zyrtare ka zhvilluar një takim së fundmi në qytetin e Lezhës, ku ka hapur zyrtarisht fushatën në këtë qark për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, I cili ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së PD-së në Lezhë. Bardhi mori pjesë në takimin e kryesisë së Degës me strukturat lokale të PD ku edhe ka folur jo vetëm për fushatën, por edhe për situatën politike.