Partia Demokratike është e gatshme për çdo formë mosbindje civile. Kështi deklaroi kryetari Sali Berisha, pak ditë para protestës kombëtare të 10 shkurtit, duke ftuar qytetarët nga të gjitha rrethet t’i bashkohen. “Ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, ditën e martë, në mënyrë që të marrim dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti. PD ka në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre. Natyrisht PD kërkon nga qytetarët, fton qytetarët të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje.”