Partia Demokratike ka gati propozimin e saj për votën e emigrantëve, për të cilin grupi parlamentar miratoi edhe draftin konkret i cili do të depozitohet në Kuvend për tu diskutuar edhe me maxhorancën ndonëse kjo e fundit ka publikuar propozimin e saj. Lajmi u konfirmua nga kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit.