Kryedemokrati Sali Berisha pranoi se meritokracia ka munguar në forumet e selisë blu. Gjatë prezantimit të drejtimit të ri të departamentit Brain Gain dhe programit për vitin 2026, Berisha u shpreh se rrethanat kanë privuar hapjen e plotë të partisë dhe kanë bërë që të rinjtë të mos merrnin vendet që u takonin në selinë blu. “Rrethana komplekse, duhet ta pranojmë këtu, bënë që PD të mos ishte e hapur në kuptimin më të plotë të fjalës për integrimin e tyre. Dhe këta djem dhe vajza, nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie. Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme. Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa më parë.”