Kryedemokrati Berisha gjatë një takimi me ekspertë të Departamentit të Infrastrukturës në PD, theksoi se opozita ka nisur një proces të gjerë diskutimi për hartimin e programit qeverisës, me fokus të veçantë te infrastruktura dhe transporti. Në këtë kuadër, ai u shpreh se Partia Demokratike do të hartojë një plan të ri për zhvillimin e infrastrukturës dhe urbanistikës, duke përcaktuar ndërhyrjet prioritare që në muajt e parë të qeverisjes. Berisha theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të transportit hekurudhor dhe projektit për hekurudhën Durrës–Prishtinë, të cilën e konsideroi një element të rëndësishëm për integrimin rajonal dhe europian.