PD do kërkojë pavlefshmëri dhe të gjitha llojet e ankesave. Farsa është një shkelje universale e ligjeve, e normave, e kritereve. Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, duke vijuar denoncimet e tij lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që ndërkombëtarët të kuptojnë farsën elektorale që u mbajt në Shqipëri.