Partia Demokratike nuk ka ndërmend që të rikthehet te komisionet e posaçme për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, që i bashkëdrejton me socialistët. Vendimi u komunikua këtë të premte nga kreu i PD, Sali Berisha. Ne kemi ndërprerë bashkëpunimin me narkomazhorancën, ne krijojmë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore me forcat opozitare. Me media me të gjitha dhe ne krijojmë, paraqesim para shqiptarëve reformën tonë territoriale. Berisha foli edhe për protestën e së shtunës.