Partia Demokratike zyrtare kërkon 8 ndryshime në projektbuxhetin e vitit 2024. Në një deklaratë për mediet deputeti Arbi Agalliu ka prezantuar 2 prej amendamenteve, teksa paralajmëroi se deputetët propozues do t’i propozojnë në vijim ndryshimet e tjera. Në kërkesën e publikuar nga ai, kërkohet dyfishim të fondeve për pensionistët si dhe rritje të tyre me 30% për bujqësinë.