Privatizoi një pronë shtetërore përmes një kontrate të paligjshme në vitin 1992, e humbi me vendimet e gjykatave nga 1996 në shkallën e parë të Tiranës, deri në 2009 në gjykatën e lartë dhe u përpoq të shpëronësohej si ish-pronar i një prone që në fakt juridikisht s’e kishte pasur kurrë të tijën. Ky është thelbi i dosjes së mbyllur nga Prokuroria e Tiranës ndaj shtetasit Ilir Thana, që akuzohet për vjedhje dhe përvetësim të sendit, si dhe për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatave.