Një 50-vjeçar shqiptar ka qenë në qendër të një atentati këtë të martë në Koropi të Greqisë. Ai ishte duke u futur në automjetin e tij, kur një person i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë nga një makinë ngjyrë gri. Plumbat e kanë plagosur atë në këmbë, ndërsa u transportua me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën.